Aksident në Shkodër/ Kamioni përplas për vdekje këmbësorin, shoqërohet drejtuesi (EMRI)

Aktualitet

Aksident në Shkodër/ Kamioni përplas për vdekje

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër.

Policia përmes një njoftimi bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 në lagjen ‘Liria’, ku një kamion ka përplasur një këmbësor 78-vjeçar.

Si pasojë e aksidentit 78-vjeçari Haki Bajrami ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Aksident në Shkodër/ Kamioni përplas për vdekje

Aksident në Shkodër/ Kamioni përplas për vdekje

Aksident në Shkodër/ Kamioni përplas për vdekje

Aksident në Shkodër/ Kamioni përplas për vdekje

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër / Informacion paraprak-Rreth orës 16:00, në lagjen “Liria”, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. P., ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. B., 78 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi H. B.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A.P., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion