Gjykata lë në burg 50-vjeçaren që shfrytëzoi të miturin si lypës në Sarandë, familjarët ‘i sulen’ ...

Aktualitet

Gjykata lë në burg 50-vjeçaren që shfrytëzoi të

Gjykata e Sarandës të premten paradite caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Bukuroshe Muharremin, 50-vjeçaren e akuzuar për rrëmbin e një 12 vjeçari në Kamzë.

Muahrremi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i të miturve për qëllim shfrytëzimi”.

Bukuroshe Muharremi u arrestua 3 ditë më parë, në flagrancë, pasi kishte rrëmbyer një fëmijë 12-vjecar me inicialet R.T, në Bathore, të cilin e kishte shfrytëzuar për të lypur, në plazhet e Sarandës.

Teksa u soll me makinë policie në Gjykatë, familjarët e 50 vjeçares po prisnin jashtë ambientevë të gjykatës dhe duke qarë tentonin t’i afroheshin makinës së policisë.

Në seancën gjyqësore mbrojtja kërkoj arrest në shtëpi, derisa të qartësoheshin rrethanat, duke qëndruar brënda Bashkisë Sarandë, por kërkesa e avokatëve nuk është pranuar nga gjykata.

Mbrojtja rezervohet në dhënien e informacioneve të detajuara, për vetë natyrën sensitive të çështjes që ka të bëj me të mitur.

50-vjeçarja ka deklaruar se 12-vjeçari është njohur me nipin e saj, i cili është në të njëjtën moshë me të, diku afër sheshit “Skënderbej” në Tiranë,

“I mituri është njohur me nipin tim në të njëjtën moshë, në rrethimat e sheshit Skënderbej, aty kanë lëvizur nga sheshi tek Liqeni Artificial. Kanë qëndruar dhe luajtur bashkë aty. Natën e kanë kaluar në lulishtë pranë sheshit Skënderbej. Fëmija u prezantua, që nuk ka prindër dhe rri në rrugë. Ngaqë u miqësua me nipin tim nuk donte, të largohej nga ne. Unë kisha bler mallëra , për ti shitur në Sarandë dhe po bëhesha gati të ikja. I mituri nuk ndahej nga nipi dhe mua, dhe erdhi me ne. Në Sarandë, rrim tek lulishtja në Parkun Miqësia, aty kalojm natën.  Gjatë ditës lëviztë në qytet me nipin ose vetëm dhe kthehej prap në park. Nuk e vlerësova se duhet të njoftoja policinë. Këto shpjegime i kam dhënë edhe në polici , nuk e kam marrë me qëllim të keq apo për ta shfrytëzuar. Fëmija kishte sjellje të natyrës, që rrinte nëpër rrugë i vetmuar“, është shprehur ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion