ISIS kërcënon Italinë dhe ministrin e jashtëm Di Maio: Do të marrim Romën

Bota

ISIS kërcënon Italinë dhe ministrin e jashtëm Di Maio: Do

Shteti islamik ISIS, ka kërcënuar se do të sulmojë se shpejti Italinë e ministrin e Jashtëm Lugi Di Maio.

Në revistën javore zyrtare të shtetit islamik "Al-Naba" është analizuar fjalimi i kreut të diplomacisë italiane Di Maio, mbajtur gjatë samitit anti ISIS, organizuar mes Italisë e SHBA, gjatë vizitës së fundit të zhvilluar në Itali nga sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken.

Në tekst përmendet shpesh se "shtetit islamik do të marrë Romën" e se nga "shërbimet e inteligjencës italiane nuk ka sinjalizime shqetwsuese për sigurinë."

Shqetësimi i Italisë për praninë e ISIS në Afrikë e takimi Blinken-Di Maio në Romë,  është analizuar në editorialin e medies zyrtare të ISIS.

"Nuk duhet luftuar shteti islamik vetëm në Siri e Irak, por dhe në rajone të tjera", tha në samitin e Romës ministri i jashtëm italian, Luigi Di Maio, i cili e quajti shqetwsuese shtrirjen e ISIS dhe në Afrikë që padyshim vë në rrezik dhe Europën.

Sipas medies së shtetit islamik, arsyetimi i kreut të diplomacisë italiane është mëse i justifikueshëm.

"Dyshimet e Romës janë të justifikueshme, shkruhet në "Al-Naba", e nuk është e rastësishme që kryqëzuesit e aleatët e tyre takohen në Romë. Roma është në shënjestrën e muhaxhedinëve.

Muhaxhedinët e ISIS po presin të kryejnë premtimin që i kemi dhënë Zotit të Madhërishëm. Kjo është Dabiq, Ghouta, Jeruzalem e Roma, ku do hyjnë duke mbajtur premtimet".

Kryeministri italian Mario Draghi ka shprehur solidaritetit e tij ndaj Ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio.

"Konferenca kundër shtetit islamik që Di Maio drejtoj në Romë, qe një sukses, u shpreh ai, e qeveria italiane është plotësisht e impenjuar në luftë kundër terrorizmit."

Mesazhe solidariteti kanë mbërritur nga liderët e të gjitha forcave politike e nga parlamentarë e ministra italianë duke e quajtur të papranueshme kërcënimin që i bëhet Italisë dhe përfaqësuese të shtetit italianë, nga terroristët e shtetit islamikë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion