Tragjike, e zë korenti në punë, ndërron jetë 34-vjeçari në Mirditë, shoqërohet një person

Aktualitet

Tragjike, e zë korenti në punë, ndërron jetë

Një 34-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Mirditë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ndodhur në fshatin Sheshaj, Mirditë ku dyshohet se duke punuar për shtrimin e kabllorit, për llogari të një kompanie, ka rënë në kontakt me rrymen elektrike shtetasi Aurel Dedaj, 34 vjeç, banues në Prosek, Mirditë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Nga shërbimet e Policisë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë administratori i kompanisë shtetasi F.R.,34 vjeç, banues në Rreshen, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion