Ishte marrë me qira nga producenti i famshëm, jahti përfshihet nga flakët

Bota

Ishte marrë me qira nga producenti i famshëm, jahti përfshihet

Një jaht që ishte marrë me qira nga producenti i famshëm Metro Boomin shpërtheu në flakë mëngjesin e së dielës teksa ishte ankoruar pranë një prej klubeve më të njohura të striptizmit në Majami.

Jahti prej 30 metrash u përfshi nga flakët vetëm 30 minuta pas ankorimit, rreth orës 3 të  mëngjesit, raporton Local10.


Punonjësit e klubit u hodhën menjëherë në veprim për të evakuuar 10 njerëz që ishin në bord, përfshirë Metro Boomin dhe 5 anëtarë të ekuipazhit.

“Jahti u vendos aty dhe kishin ndoshta 30 minuta në kuvertë kur ne vumë re se po binin alarmet e zjarrit. Kur pamë jahtin, dalluam edhe tymin brenda saj. Vendosëm që ta evakuonim menjëherë”, tha shefi i sigurisë së klubit.

Pasi të gjithë ishin të sigurt, flakët ndërkohë rriteshin duke përfshirë gjithë mjetin lundrues. Më shumë se 30 njësi zjarrfikëseje nga toka e uji u thirrën për të shuar flakët gllabëruese.


Autoritetet u shprehën se fikja e tyre ishte vështirë për shkak të madhësisë së jahtit dhe ngarkesës së karburantit.

Në fund, jahti u fundos teksa nuk ka asnjë të lënduar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion