Kukës, vijon pastrimi i akseve rrugore nga dëbora në zonat e thella malore

Aktualitet

Kukës, vijon pastrimi i akseve rrugore nga dëbora në zonat e

Në bashkinë e Kukësit vijon puna për pastrimin e rrugëve nga dëbora në disa fshatra.

Ekipet e Drejtorisë së Rrugëve Rurale dhe e Drejtorisë së Emergjencave, vijojnë të jenë në terren dhe kanë bërë të mundur pastrimin e rrugës nga bora në fshatin Tejdrine dhe Lusën, njësia administrative Ujmisht, si dhe në fshatin Orçikël, njësia Zapod, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së banorëve dhe të automjeteve.

Bashkia e Kukësit bën të ditur se “puna vijon pandërprerë ditë dhe natë, për ndërhyrjen dhe zhbllokimin e të gjitha akseve rrugore në zonat e thella malore”.


Javën që kaloi i gjithë territori i Kukësit u përfshi nga reshje bore me intensitet mesatar. Nga subjektet kontraktore u realizua puna për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion