Ishte kundër vaksinimit, vdes si pasojë e Covid-19 polici në Itali

Bota

Ishte kundër vaksinimit, vdes si pasojë e Covid-19 polici në

Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, një polic Italian i cili kishte deklaruar hapur se ishte kundër vaksinimit. Viktima, Candido Avezzù mësohet se ka ndërruar jetë 2 ditë më parë, pasi iu shfaqën komplikime pas kontraktimit të Covid-19.

Mediat italiane shkruajnë se viktima u infektua me Covid-19 një muaj më parë, ndërsa vazhdonte të tallej me gjendjen e tij. Në ditën kur morin analizën positive, ai shkruajti në Facebook: “Nuk është një vend për të kaluar pushimet, shpresoj të shkoj në shtëpi këtë mëngjes”, ndërsa 2 javë më vonë, shkruajti: “Po hyj në terapi intensive”.

Gruaja e policit pas vdekjes së tij, tha për mediat italiane se ai ishte kundër vaksinimit. “Ai ishte i bindur për të mos u vaksinuar, tha gruaja, më tha se ishte më i fortë se virusi”, deklaroi gruaja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion