Shkencëtarët në Afrikën e Jugut zbulojnë variantin e ri të Covid-19

Bota

Shkencëtarët në Afrikën e Jugut zbulojnë variantin e ri

Së fundmi, shkencëtarët në Afrikën e Jugut kanë arritur të zbulojnë një lloj të ri koronavirusi me mutacione të shumta. Sipas tyre, ende nuk është vërtetuar nëse është më ngjitës sësa aktualet. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se varianti njihet si C.1.2. dhe u zbulua para 4 muajsh.

Hulumtimi ka treguar se është përhapur në shumicën e provincave të Afrikës së Jugut, përveç shtatë vendeve të tjera në Afrikë, Evropë, Azi dhe Oqeani. Shkencëtarët nuk janë ende të sigurt për sjelljen e tij, por ai përmban shumë mutacione të lidhura në variante të tjera me transmetueshmëri të shtuar dhe ndjeshmëri të zvogëluar ndaj antitrupave neutralizues.

Shkencëtarët në Afrikën e Jugut zbulojnë variantin e ri

Richard Lessells, një specialist i sëmundjeve infektive dhe një nga autorët e hulumtimit për C.1.2, thotë se zbulimi është një shenjë e qartë se “kjo pandemi nuk ka mbaruar dhe se ky virus është ende duke eksploruar mënyra për të na infektuar”.

Gjithsesi, ai kërkoi që njerëzit të mos alarmohen, pasi llojet e ndryshme pritej të shfaqeshin. Në territorin e Afrikës së Jugut, C.1.2 përfaqësonte 3% të mostrave në korrik, krahasuar me 1% në qershor, ndërsa Delta përfaqësonte 67% në qershor dhe 89% në korrik./A2CNN

ME TE LEXUARAT