Ishte duke ecur zbathur në rrugët e Damaskut, gjendet amerikani në Siri!

Bota

Ishte duke ecur zbathur në rrugët e Damaskut, gjendet amerikani

Amerikani Travis Timmerman, i cili rezultonte i zhdukur prej muajsh në Siri, tashmë është gjetur. Timmerman foli me disa media, pasi vendasit raportuan se e kishin parë duke ecur zbathur në rrugët e Damaskut. Gjetja e tij vjen pas lirimit të mijëra njerëzve nga burgjet siriane, pas rrëzimit të regjimit Bashar al-Assad.

Ai kishte vendosur të udhëtonte drejt Sirisë për “qëllime shpirtërore”, nga ku u kap pasi kaloi kufirin e tij me Libanin në mënyrë të paligjshme dhe u burgos për muaj të tërë.

Duke folur për CBS News, Timmerman tha se dera e qelisë së tij u thye të hënën nga dy burra të armatosur me Ak-47 dhe u largua nga burgu me një grup të madhe njerëzish.

“Nuk jam rrahur kurrë. E vetmja pjesë e keqe ishte se nuk mund të shkoja në tualet kur doja. Më lëshonin vetëm tre herë në ditë”, tha ai.

Kujtojmë se alarmi se Timmerman ishte zhdukur u ngrit nga policia hungareze në gusht, megjithëse një postim në Facebook nga një mik i familjes thoshte se ai ishte zhdukur që në qershor. Ai ishte parë për herë të fundit në Budapest në fund të muajit maj.

Kur Timmrman u gjet, në terren po kërkohej gjithashtu gazetari i zhdukur amerikan Austin Tice, i cili mbahet në Siri që nga viti 2012. Edhe pse ai ende nuk është lokalizuar, qeveria e përkohshme siriane tha në një deklaratë të enjten se përpjekjet për të gjetur Tice vazhdojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion