Shkodër, nga Behar Bajri te Gilmando Dani, RENEA sekuestron 5 makina të blinduara

Pese makina te blinduara jane sekuestruar nga aksioni i kontrolleve te kryera nga reparti RENEA ne Shkoder diten e sotme prej oreve te mengjesit.
Një nga mjetet e bllokuara në shtëpinë e Behar Bajrit është me emër të Gilmando Danit dhe sipas burimeve pranë SPAK mjeti i ishte dhënë para shumë vitesh Behar Bajrit me qëllim për t’u shitur nga Dani, kjo rezulton edhe nga shkresat dokumentare të sekuestruara.
Kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e familjes Bilali, ku nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Nga ana tjetër pas kontrollit të ushtruar në banesën e Izmir Sakicës, pasi nuk është gjetur asgjë, është shoqëruar në polici babai i tij, për t’u marrë në pyetje e për t’u lënë më pas i lirë.
Për Shkodrën SPAK ka dy hetime të bashkuara në një. Kontrollet u mbajtën me urdhër të prokurores Elida Kaçkini, ndërsa sipas informacioneve nga SPAK, mësohet se në Shkodër vazhdojnë të jenë, veç RENEA-s, disa grupe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe një grupi i forcave operacionale të policisë së shtetit, te cilet jane dërguar nga Tirana.
Aksioni në Shkodër, RENEA sekuestron makinat e blinduara të Bajrave

Aksioni i forcave RENEA ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ka sjelle si rezultat sekuestrimin e dy automjete të blinduara në familjen e Bajrajve.
Rezulton se një automjet është në pronësi të një kompanie, ndërsa mjeti tjetër në emër të një shtetasi.
Ndërkohë kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e familjes Bilali, ku nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Nga ana tjetër pas kontrollit të ushtruar në banesën e Izmir Sakicës, pasi nuk është gjetur asgjë, është shoqëruar në polici babai i tij, për t’u marrë në pyetje e për t’u lënë më pas i lirë.
Kontrollet u mbajtën me urdhër të prokurores Elida Kaçkini, ndërsa sipas informacioneve nga SPAK të cituara nga Top Channel, mësohet se në Shkodër vazhdojnë të jenë, veç RENEA, disa grupe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe një grupi i forcave operacionale të policisë së shtetit, dërguar nga Tirana.


