Ish- këshilltari britanik akuzon kryeministrin: Nuk mori masa sepse thoshte se po vdesin vetëm pleqtë

Bota

Ish- këshilltari britanik akuzon kryeministrin: Nuk mori masa sepse thoshte

Ka plasur skandali në Britaninë e Madhe. Ish- këshilltari kryesor i kryeministrit Boris Johnson deklaroi kundër këtij të fundit, lidhur me situatën e Covid-19. Dominic Cummings tha se Johnson nuk ka vendosur masa më herë, pasi viktimat ishin persona mbi 80-vjeç.

Kjo është deklarata e tij, 1 vit pasi dha dorëheqjen. Në mesazhet e ËhatsApp, që u dërgoheshin ndihmësve në mes të tetorit, Johnson duket se thotë:

“Më duhet të them se jam tronditur pak nga disa të dhëna për viktimat e Covid. Mosha mesatare është 82 – 81 për burrat dhe 85 për gratë. Kjo është mbi jetëgjatësinë. Prandaj merrni Covid dhe jetoni më gjatë. Vështirë se dikush nën 60 vjeç mund të përfundojë në spital (4 përqind) dhe pothuajse të gjithë mbijetojnë. “Ka 3 m në këtë vend të moshës mbi 80 vjeç. kjo tregon se ne nuk shkojmë për bllokim në të gjithë vendin”, thuhet në mesazhet e Johnson.

Ish- këshilltari britanik akuzon kryeministrin: Nuk mori masa sepse thoshte

Cummings gjithashtu tha se në fillim të pandemisë, Johnson dëshironte që t’i vazhdonte takimet sy më sy me Mbretëreshën Elizabeth, por këshilltari u desh ta paralajmëronte shefin e qeverisë se ajo mund të vdesë, nëse preket nga koronavirusi.

"Ka njerëz në zyrë që po izolohen. Ju mund të keni koronavirus. Unë mund të kem koronavirus. Ju nuk mund të shkoni dhe të takoni Mbretëreshën. Po sikur të shkoni ta shihni dhe ta infektoni atë? Ju padyshim, nuk mund të shkoni," e kishte paralajmëruar Cummings.

Ai kishte vazhduar duke i thënë Johnson se çfarë do të bënte nëse Mbretëresha do të infektohej dhe do të vdiste nga pakujdesia tij. Kryeministri i ishte përgjigjur se nuk e kishte menduar një gjë të tillë dhe në fund kishte hequr dorë nga takimi.

 

ME TE LEXUARAT