Vrasësit e gjyqtarit Borsellinos nuk u arrestuan kurrë, vijon misteri edhe 29 vite nga masakra

Një ditë më parë, 19 korrik, është shënuar 29-vjetori i masakrës së Via D’Amelio. Kujtojmë se në vitin 1992, mbetën të vdekur gjyqtari Paolo Borsellino dhe forcat e tij të sigurisë Agostino Catalano, Emanuela Loi, Vincenzo Li Muli, Ëalter Eddie Cosina dhe Claudio Traina.
Mediat italiane shkruajnë se gjyqtari Borsellino nuk bëri kompromis me krimin, duke gjetur vdekjen. Sipas mediave, ndonëse po kalojnë pothuajse 3 dekada nga masakra, asnjë fakt nuk ështe hetuar dhe autorët e krimit endin të lirë

Karriera e tij nisi 10 vite para vdekjes, kur iu vu në dispozicion një eskortë dhe më pas u bë zyrtarisht pjesë e antimafias, me në krye gjyqtarin Caponnetto. Në vitet 1985-1986 Borsellino punoi së bashku me anëtarët e tjerë të grupit për të përgatitur “Maxi Trial”, i cili i zhvilluar në vitet 1986 deri në vitin 1992 çoi prapa hekurave 342 mafiozë.

Ai njihet për miqësinë që kishte me Falconen, të dy luftonin krimin. Por, të dy vdiqën në një kohë. Me 23 maj 1992 , Falcone humb jetën pas një sulmi me bombë. Ndërsa me 19 korrik 1992 në Palermo, në rrugën D’Amelio po në të njëjtën mënyrë vritet gjykatësi Paolo Borsellino dhe truprojat e tij: Agostino Catalano, Ëalter Cusina, Emanuela Loi, Vincenzo Li Muli, Claudio Traina.


