Irani përgatit ligjin e ri për Hormuzin: Anijet do kalojnë vetëm me leje të Teheranit

Bota

Irani përgatit ligjin e ri për Hormuzin: Anijet do kalojnë

Irani ka njoftuar përgatitjen e një projektligji të ri që synon rregullimin e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më strategjike për tregtinë globale të energjisë.

Lajmi u bë i ditur nga zëvendëskryetari i Parlamentit iranian, Hamidreza Haji-Babaei, i cili deklaroi se masa parashikon ndalimin e kalimit të anijeve izraelite në këtë korridor detar.

Sipas tij, projektligji parashikon gjithashtu kufizime për anijet e vendeve që konsiderohen “armike”, të cilat do të lejohen të kalojnë vetëm nëse paguajnë dëmshpërblime lufte.

Për anijet e tjera ndërkombëtare, kalimi nëpër ngushticë do të kërkojë autorizim dhe miratim paraprak nga autoritetet iraniane.

“Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit nuk do të kthehet më në gjendjen që ishte para luftës”, deklaroi zyrtari iranian.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion