Britania "pushtohet" nga varianti Delta, 55 mijë raste gjatë 24-orëve

Bota

Britania "pushtohet" nga varianti Delta, 55 mijë raste gjatë

Varianti Delta po përhapet me shpejtësi të madhe në të gjithë botën. Aktualisht vendi më i prekur është Britania e Madhe, ku vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 35.707 raste të reja infektimi.

29 pacientë nuk mundën t’ja dilnin dhe kanë ndërruar jetë. Në total në Britani janë mbi 5 milionë të infektuar që nga fillimi i pandemisë, ndërsa numri i viktimavë është 128.365.

Numri total i të shëruarve është mbi 4.3 milionë ndërsa vetëm në 24 orë janë rikuperuar 3205 persona. Në Britani aktualisht janë mbi 577 mijë raste aktive me Covid, ndërsa në gjendje kritike janë 417.

Që prej fillimi të pandemisë në Mbretërinë e Bashkuar janë bërë 222.632.706 teste për covid.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion