I vodhi celularin, 19-vjeçari bën për spital autorin, në gjendje kritike për jetën

Bota

I vodhi celularin, 19-vjeçari bën për spital autorin, në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë një stacioni në Milano pasi një i ri ukrainas ka ndjekur dhe sulmuar një të huaj, nga Gambia, që dyshohet se i kishte vjedhur celularin.

Sipas policisë, pas ndjekjes viktima u godit me grushte dhe këmbë pranë stendës së taksive, duke rënë në tokë pa ndjenja. Ngjarja u regjistrua edhe nga kalimtarë, disa video të të cilëve ndihmuan hetuesit të rikonstruktonin ngjarjen.

Një person i dytë, i dukshëm në video me helmetë, duket se ka marrë pjesë në fazat përfundimtare të sulmit dhe po identifikohet nga policia.

I lënduari u transportua në spitalin Fatebenefratelli, ku ndodhet në gjendje kritike dhe në rrezik për jetën.

Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion