RENEA me urgjencë drejt Pukës, rrethohet banesa ku fshihet i kërkuari

Aktualitet

RENEA me urgjencë drejt Pukës, rrethohet banesa ku fshihet i

Forcat e policisë në Pukë kanë rrethuar një banesë në fshatin Orosh, Fushë Arrëz në Pukë, që prej orëve të para të mëngjesit.

Sipas informacioneve të para, Policia e Pukës ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi dyshohet se brenda banesës mund të ndodhet një person i armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë.

Për shkak të largësisë së zonës dhe mungesës së valëve telefonike, informacionet mbeten të kufizuara, ndërsa forcat e rendit po vijojnë kontrollet me kujdes të shtuar.

Në vendngjarje janë nisur edhe forcat nga anti terrori nga Shkodra, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar.

Nuk dihet ende emri i të kërkuarit, por sipas burimeve është subjekt i antiterrorit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion