Termeti shtyn ndeshjen e futbollit në Itali
Ndeshja e Seria B, Perugia-Reggina që ishte planifikuar për t’u luajtur këtë të shtunë, nesër, është shtyrë për një datë të pacaktuar për shkak të tërmeteve me magnitudë maksimale 4.6 ballë që tronditën të enjte Umbria-n.
Autoritetet lokale kanë vendosur të shtyjnë ndeshjen si masë paraprake, pasi nuk kishte kohë për kontrollet e nevojshme teknike përsa i përket sigurisë dhe mundësia për të luajtur me dyer të mbyllura nuk u mor fare në konsideratë.
Termetet ne Itali
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Me dhjetëra tërmete kanë goditur rajonin e Umbrias në Itali gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes së të enjtes, me lëkundjen më të fuqishme prej 4,9 të shkallës rihter, të paktën sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë.
Mbrojtja Civile ka bërë të ditur se të paktën 200 persona e kaluan natën jashtë shtëpive të tyre, duke u vendosur në palestra për shkak të frikës nga pasgoditjet e tërmetit.
Menjëherë në mëngjesin e së premtes, autoritetet lokale kanë nisur verifikimin e godinave, ndërsa shkollat janë mbyllur në Perugia dhe komunat pranë saj. “Ne jemi të gjithë në rrugë, të frikësuar. Kurrë nuk kemi ndjerë një tronditje të tillë”, shprehet një banor në Perugia.
“Pas tërmetit të parë, rreth orës 16:00, nisëm të mendojmë se çfarë duhet të bënim, por tërmeti i orës 20:00 na detyroi ta kalonim natën jashtë shtëpisë”, shprehet një grua.
Tërmetet e së enjtes shkaktuan dëmtime të lehta në shumë ndërtesa, por fatmirësisht nuk ka raportime për persona të lënduar.