Përfaqësoi Zvicrën në “Eurovision”, Gjon’s Tears zbulon këngëtaren shqiptare që e ka frymëzuar

Showbiz

Përfaqësoi Zvicrën në “Eurovision”, Gjon’s


Gjon’s Tears, artisti me origjinë shqiptare, i cili përfaqësoi këtë vit Zvicrën në “Eurovision” u rendit i treti në natën finale.

Ai nuk e fshehu në asnjë moment origjinën, madje kur mori 12 pikë nga vendi ynë, ai bëri me duar shqiponjën, duke ngritur peshë zemrat e të gjithëve.

Gjatë një interviste për festivalin, Gjoni ka treguar se është frymëzuar nga një artiste shqiptare për të marrë pjesë në “Eurovision”.

“Në 2012-n pashë Eurovision për herë të parë. Pashë Aurela Gaçen, këngëtare në Shqipëri dhe po mendoja çfarë dritash dhe kur e pashë po mendoja kjo është diçka shumë e madhe dhe fillova të ëndërroja. Por bëra gjëra të tjerë në muzikë dhe nuk mendova më për të deri këtë vit”, është shprehur Gjoni gjatë intervistës.

Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe, e ka ndarë më pas këtë pjesë të intervistës me ndjekësit e saj duke thënë se është shumë e lumtur që ka frymëzuar një artist si Gjoni për të marrë vendimin për të konkurruar në “Eurovision”.

“Auuu? E lumtur kur dëgjoj se bëhesh sadopak shtysë për të marrë një vendim të bukur???? @gjon.s_tears të uroj shumë sukses, në çdo hap tjetër e paç një karrierë plot sukses. Këtë intervistë ma dërgoi @gimmi.ch i cili ka shumëëë vite që më jep shumë dashuri, i rritur edhe ai në Zvicër, por i rritur me shumë dashuri për vendin e tij”, shkruan Aurela në postim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion