I shpëtoi talebanëve, përkthyesi afgan: Momenti më i lumtur i jetës kur avioni u nis nga Kabuli (Video)

Bota

I shpëtoi talebanëve, përkthyesi afgan: Momenti më i lumtur

Një rrëfim prekës ka ardhur nga një përkthyes afgan. Ai ka treguar momentin kur avioni u nis nga Kabuli, duke e cilësuar si më të lumturin e jetës së tij. Ai prej vitesh punonte për ushtrinë britanike, ndaj jeta e tij në Afganistan ishte e rrezikuar nga talebanët.

BBC shkruan se përkthyesi i ishte lutur qeverisë britanike që ta ndihmonin e ta nxirrnin nga Afganistani, pasi ishin në rrezik. Shumë i lumtur që u largua, ai ka treguar se tashmë është i emocionuar për jetën që do nisë larg talebanëve. Gjatë fjalës së tij, ai i bëri thirrje qeverisë britanike që të evakuuojë kolegë të tij që janë në rrezik në Kabul.

Aktualisht ai dhe familja e tij ndodhen në karantinë, si rregull për përhapjen e Covid-19.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion