Iu gjet një sasi kanabisi dhe kishte dijeni për vrasjen e Endri Mustafës, burg të riut

Aktualitet

Iu gjet një sasi kanabisi dhe kishte dijeni për vrasjen e Endri

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për shtetasin Edison Arrazi, të cilit iu gjet një sasi droge dhe u arrestuar pas vrasjes se Endri Mustafes. Mësohet se 26-vjeçarit iu gjet një sasi kanabisi në një magazinë në Shkodër.

Në procesverbalin e arrestimit te policisë shtetasi Edison Arrazi është i arrestuar vetëm për sasinë e drogës dhe jo lidhur me vrasjen e Endri Mustafës. Ndërkohë, vëllai i 26-vjeçarit, Ergys Arrazi tha se i arrestuari nuk ka lidhje me vrasjen dhe as me drogën.

“Vëllai im nuk ka lidhje me vrasjen dhe as me drogën. Droga e gjetur është në një magazinë larg shtëpisë tonë. Vëllai im nuk ka lidhje fare me vrasjen dhe këtë e vërteton Policia e Shtetit që e dyshon vetëm për droge. Vëllai ne momentin e vrasjes ka qenë në shtëpi duke fjetur gjumë.”, tha vëllai i Endri Mustafës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion