I riu në Gjermani qëllon me thikë dy fëmijët e mitur, ja se për çfarë dyshohet

Bota

I riu në Gjermani qëllon me thikë dy fëmijët e mitur,
Një i ri 21-vjeçar ka plagosur rëndë me thikë dy nxënës të një shkolle fillore në Duisburg të Gjermanisë ditën e sotme

Raportohet se autori kishte njoftuar se do të kryente aktin e rëndë një javë më parë në një bisedë në rrjetet sociale.


Mësohet se autori i plagosjes së dy fëmijëve, 9 dhe 10 vjeç, ishte raportuar më herët në policinë e Bavarisë në janar dhe ishte planifikuar të bëhej një kontroll ndaj ti, por ky kontroll nuk u krye kurrë.

Sipas mediave në Gjermani i riu gjermano-bullgar ishte një adhurues i vrasësve serialë, gjë që besohet se e ka shtyrë atë më tej drejt plagosjes së kryer.

Sakaq, mësohet se pasi plagosi dy fëmijët e mitur, një kalimtar i rastit ka tentuar ta ndalojë atë, ndërsa ka qenë babai i autorit ai që ka larguar armën e krimit nga duart e 21-vjeçarit.

Dy fëmijët, të cilët u goditën me thikë pranë kokës dhe qafës, u plagosën rëndë, por tani nuk gjenden në rrezik për jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion