Durrës, gjendet e pajetë gruaja në tarracën e pallatit, bashkëshorti po e kërkonte

Aktualitet

Durrës, gjendet e pajetë gruaja në tarracën e pallatit,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit pasi një 50-vjeçare është gjendur e pajetë në tarracën e një pallati.

Sipas policisë dyshohet se viktima është vetëvarur dhe se ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Bashkëshorti i saj kishte kallëzuar mëngjesin e sotëm largimin e saj nga banesa dhe mos kthimin më pas.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në tarracën e një pallati, në lagjen nr. 1, Durrës, është gjetur e pajetë, dyshohet e vetëvarur, shtetasja A. D., 50 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Mëngjesin e sotëm, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka bërë kallëzim bashkëshorti i shtetases A. D., se ajo ishte larguar nga banesa në mëngjes dhe nuk ishte kthyer më.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion