Pako të dyshimta në plazhin e Sussex, policia gjen 2 milionë paund kokainë

Bota

Pako të dyshimta në plazhin e Sussex, policia gjen 2 milionë

Policia britanike ka gjetur pako kokainë me një vlerë rreth 2 milionë paund në një prej plazheve më të frekuentuara të vendit, atë të Sussex. Mediat shkruajnë se policia u njoftua nga qytetarët për pakot e dyshimta në ujë, që në fillim u pikasën në Seaford, por që u gjetën të shpërndara larg njëra-tjetrës.

Efektivët për orë të tëra qëndruan buzë detit për të pikasur pako të tjera më lëndën narkotike. Deri tani 3 persona janë arrestuar si të dyshuar për këtë rast të trafikut të lëndëve narkotike, por që janë liruar me kusht deri në përfundimin e hetimeve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion