I nxehti afrikan në rajon, termometri shënon 55 gradë në Greqi
Lajmifundit
/
1 August 2021, 19:07
Bota

Temperaturat kanë arritur kulmin në Greqi, në një kohë që i nxehti afrikan ka "pushtuar" rajonin.
Mediat greke kanë publikuar një video të xhiruar në dron e cila përmes një aparati termik mat temperaturat teksa fluturon mbi Athinë.
Vlerat më të larta janë regjistruar në asfalt dhe çatitë e ndërtesave të vjetra.
Droni monitoroi të gjithë zonën duke nisur nga Akropoli te sheshi Omonia.
Temperatura më e lartë u regjistrua në asfalt, me vlerë 55° C në Akropolo, si dhe në sheshin Omonia.


