Greqia "nën pushtetin" e flakëve, evakuohen qindra persona, disa zona pa energji elektrike

Bota

Greqia "nën pushtetin" e flakëve, evakuohen qindra persona,

Greqia është gjunjëzuar nga zjarret e shumta që kanë përfshirë vendin si pasojë e temperaturave të larta. Në Rodos flakët kanë dalë jashtë kontrolli, ndërsa serioze paraqitet situata edhe në Etoloakarnania dhe Soufli.

Mediat shkruajnë se autoritetet kanë ndërhyrë duke bërë të mundur evakuimin e banorëve në fshatrat që janë prekur nga zjarret.

Zjarri që shpërtheu mesditën e të dielës në Rodos po lëviz në drejtim të kampit Kalamona.


Shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike pasi flakët kanë dëmtuar linjat e tensionit të lartë, ndërsa probleme kanë shfaqur edhe linja e kompanive celulare dhe furnizimi me ujë.

ME TE LEXUARAT