Krimi në Greqi/ Nënën ja vranë grabitësit, polici gjen foshnjën dhe e mban në krah (Foto)

Bota

Krimi në Greqi/ Nënën ja vranë grabitësit, polici gjen

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Greqi, ku një 20-vjeçare u torturua dhe u vra nga grabitësit, del fotoja e një polici teksa mban në krah fëmijën e viktimës. Kjo foto është bërë virale kudo, pasi u publikua si fillim nga presidenti i Unionit të Oficerëve të Policisë të Atikës Juglindore, George Kalliakmanis. Përbri fotos, ai shkruan: “Një foto sa një mijë fjalë, polici mban në krahë foshnjën e familjes që jetoi momente makthi pas rezultatit tragjik të vrasjes së nënës 20-vjeçare.”

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, ku nëna 20-vjeçare u vra pasi grabitësit i vodhën shtëpinë. Ata morën sende me vlerë dhe 15 mijë euro. Ndërkohë, grabitësit nuk e kishin lënduar foshnjën, gjithashtu edhe bashkëshorti i saj ka shpëtuar, pasi nuk ka qenë në shtëpi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion