“Ish-drejtues policie e kriminelë blenë votat në Gjirokastër”, PD nxjerr emrat në KQZ

Politikë

“Ish-drejtues policie e kriminelë blenë votat në

Përfaqësues të PD-së janë ankuar në KQZ, në lidhje me procesin zgjedhor në qarkun e Gjirokastër, duke u shprehur se ka pasur parregullësi të evidentuara.

Sipas përfaqësuesve të Partisë Demokratike, drejtues e ish-drejtues policie, në bashkëpunim me kriminelë kanë blerë votat në qarkun jugor, duke deformuar vullnetin qytetar.


“PS kishte drejtues politik Bledar Çuçin. Arianit Arapi ishte drejtues i fushatës së Çuçit. Arapi ka lidhje me bandat në Gjirokastrës. Në fushatën e PS u përfshinë njerëz me rekorde kriminale. Në këtë zonë është bërë e mundur që të mbillet kanabisi. Dino Selimi ka shërbyer si transportues i lëndës narkotike. Sokol Feruni është person tjetër me rekorde kriminale në fushën e narkotikëve e Andi Shkurta po ashtu kanë vënë në shërbim të PS një skemë kriminale. Kur Saimir Tahiri ishte ministër, disa drejtues policie u çuan në gjyq e disa kanë shpëtuar disa persona të lidhur me bandat. Fatmir Hoxha u bë komandant i Policisë së Gjirokastër.

Të gjithë këta shtetas janë persona të lidhur me bandat, e kanë bërë të mundur me presion, kërcënime dhe tëë mira materiale, të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve. Kemi bërë 50 kallëzime në SPAK, për shit-blerje votash. Shumë drejtues policie janë kthyer në punëm, edhe pse kishin lidhje me trafikantë. Bilbil Marki, Klodjan Haruni, Ervin Hoxha, Maks Haruni etj janë përfshirë drejtpërdrejtë në shit-blerje votash. Janë evidentuar raste, të shkeljes së ligjit. Fondet shtetërore janë përdorur për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve, e shteti e partia u shkrinë në një. Disponojmë foto e video, ku deputetët e PS promovuan investime për të marrë vota”, u shprehën përfaqësuesit e PD-së.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion