Sulmi në brigjet e Omanit një ditë më parë, Izraeli akuzon Iranin

Bota

Sulmi në brigjet e Omanit një ditë më parë, Izraeli

Izraeli së fundmi ka akuzuar Iranin se qëndron prapa një sulmi ndaj një anije të naftës, në të cilin u vranë dy anëtarë të ekuipazhit. Mësohet se anija “MV Mercer Street”, e opertuar nga kompania izraelite “Zodiac Maritime”, ishte afër brigjeve të Omanit, në Detin Arab

Kompania, e cila është në pronësi të miliarderit izraelit, Eyal Ofer, tha se është duke punuar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Megjithatë, ministri i Jashtëm i Izraelit të premten e fajësoi “terrorizmin iranian”.

“Irani nuk është vetëm problem i Izraelit. Bota nuk duhet të qëndrojë e heshtur”, tha kryediplomati izraelit përmes një deklarate. Irani nuk ka reaguar ende për këtë rast.

Incidenti duket eskalim serioz i tensioneve në rajon dhe disa raporte sugjerojnë se në këtë rast ishte i përfshirë një dron. Kompania që e menaxhon anijen e sulmuar tha se ajo tashmë është duke lundruar nën kontrollin e ekuipazhit të vet për në një vend të sigurt dhe po përcillet nga një eskortë amerikane. Muajve të fundit ka pasur disa sulme ndaj anijeve të operuara nga Irani dhe Izraeli. Të dyja palët e kanë fajësuar njëra-tjetrën për këto sulme./Gazeta Express

ME TE LEXUARAT