Sulmi ndaj Qipros/ Greqia nis me urgjencë dy anije ushtarake dhe dy avionë F-16 në zonë

Bota

Sulmi ndaj Qipros/ Greqia nis me urgjencë dy anije ushtarake dhe dy

Pas dy sulmeve me dron në ishull, Greqia ka vendosur të aktivizojë planin e përbashkët të mbrojtjes me Qipron, me vendim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ministri i jashtëm grek ka lajmëruar se Greqia dërgon në Qipro dy anije ushtarake fregata “Kimon” dhe “Psara”, kjo e fundit e pajisur me sistemin anti-dron,  si dhe dy avionë luftarakë F-16.

Sipas njoftimeve, nesër në ishull do të udhëtojë edhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, për të koordinuar veprimet me autoritetet qipriote.

“Pas sulmeve në territorin e Republikës së Qipros, dërgohet menjëherë në Republikën e Qipros fregata “kimon”, së bashku me fregatën e dytë greke, e cila do të mbajë sistemin “kentavros”, si dhe dislokohen në Republikën e Qipros dy avionë luftarakë F-16 për t’u përballur me kërcënimet.

Për më shumë koordinim të veprimeve me Republikën e Qipros, nesër do të udhëtoj në ishull së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralin z. Houpis, ku do të pritem nga Presidenti Nikos Christodoulides dhe do të zhvilloj bashkëpunim me Vasilis Palmas“-thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme.

Qipro ka neutralizuar dy dronë në bazën britanike në Akrotiri, sipas deklaratës së zëdhënësit të qeverisë.  Në të njëjtën kohë u evakuuan dy bazat britanike, si dhe aeroporti i Pafos, i cili pak para orës 14:00 rifilloi funksionimin normal. Një mobilizim i madh pati edhe në Ambasadën Amerikane në Nikozia. Sipas zëdhënësit të Republikës së Qipros, dy mjete ajrore pa pilot që po lëviznin drejt bazave britanike në Akrotiri u neutralizuan në kohë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion