“Brenda natës e kam bërë gruan për vete”/ Miri debaton me Mateon: Nuk ia ke mbushur mendjen Brikenës…

Showbiz

“Brenda natës e kam bërë gruan për vete”/ Miri

Një debat ka ndodhur mes Mateos dhe Mirit gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip.

Mateo i është drejtuar Mirit që “nuk i ka ngelur gjë në lojë, vetëm të thotë që është i dashuruar me Selin” Ndërkohë, Miri i është kthyer Mateos duke përmendur pëlqimin e tij me Brikenën. “Unë nusen time e kam bërë për vete brenda një nate”-i tha Miri Mateos.

Pjesë nga diskutimi:

Mateo: O sa ke rënë ti edhe sa do biesh akoma, të ra edhe Selin dje, të ka ngelur vetëm të thuash unë jam i dashuruar

Miri: Ma ke thënë ti more që javën e tretë

Mateo: Do ta thuash vetë ti

Miri: Sa ke ardhur ti ke thënë këtë gjë, s’ke thënë gjë tjetër

Mateo: Çështje kohe kur ta shohësh që s’të ka ngelur gjë tjetër do thuash që jam i dashuruar

Miri: E kam ngrënë në shtëpi

Mateo: E paç me jetë

Miri: Faleminderit, shi ti mos dashurohesh se të ka ngecur sharra në gozhdë

Mateo: Nuk më ka ngelur gjë më

Miri: Të ka ngelur, se ke dy orë t’i mbushesh mendjen

Mateo: Burri atë punë ka. T’shkojë mbrapa asaj që do

Miri: Ee burri qenka ai që i mbush mendjen femrës, po deri sa nuk ja ke mbushur deri tani nuk qenke burrë

Mateo: Më fal, të bëj një pyetje, nusen tende e ke bërë për vete për një muaj?

Miri: Unë e kam bërë brenda natës, po dhe ta shpjegoj

Mateo: Një pyetje kisha, kaq

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion