Sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë/ Reagon Trump: Këta janë njerëz të çmendur, duhet të merren masa

Bota

Sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë/ Reagon Trump:

Pas të shtënave me armë në “Darkën e Korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump u pyet nëse ai ose autoritetet janë të sigurt se i dyshuari ishte një ‘aktor’ i vetëm.

Në përgjigjen e tij, Trump u shpreh se se nuk është profesioni i tij të dinte përgjigjen, por shtoi ka profesionistë të shkëlqyer që punojnë  për zbardhjen e ngjarjes.

Ai tha se ndaj këtyre personave duhet të merren masa, ndërsa shtoi se autori ka vepruar i vetëm.


“Përshtypja ime është se ai ishte një ujk i vetmuar. Këta janë njerëz të çmendur. Këta janë njerëz të çmendur dhe duhet të merren masa”, theksoi shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Më tej, Trump u shpreh se personi i armatosur me shumë armë është kapur nga Shërbimi Sekret.

 Ai është identifikuar si  Cole Thomas Allen, 31-vjeç. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion