I dënuari i mbijetoi 18 injeksioneve vdekjeprurëse, por ndërron jetë në burg nga…

Bota

I dënuari i mbijetoi 18 injeksioneve vdekjeprurëse, por ndërron

Një i dënuar me vdekje i mbijetoi 18 ekzekutimeve vdekjeprurëse përpara se të vdiste nga Covid-19.

Sipas “Daily Star”, Romell Broom u shpua 18 herë, duke mos iu gjetur dot në asnjë rast një venë ku të futej doza.

I dënuari i mbijetoi 18 injeksioneve vdekjeprurëse, por ndërron

I burgosuri ka kaluar 24 vite në pritje të ekzekutimit, pasi u dënua për rrëmbimin, përdhunimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Tryna Middleton, në vitin 1984.

Ai gjithmonë ka pretenduar se është i pafajshëm, por testet e ADN-së nuk treguan se ishte i pafajshëm. Data e ekzekutimit të tij u la për në 15 shtator 2009, por nuk u arrit që të gjendej një venë e përshtatshme, pavarësisht dy orësh përpjekje.

Në këto kushte, duke qenë se nuk po gjenin një mënyrë për ta vrarë pa dhimbje, ekzekutimi u shty pa afat.

Më pas, pandemia e Covid-19 që përfshiu botën, i mori jetën edhe të dënuarit, në moshën 64-vjeçare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion