Po filmonte masakrën në Gaza, papritur mes trupave të pajetë njeh dy vëllezërit e tij, reagimi rrëqethës

Bota

Po filmonte masakrën në Gaza, papritur mes trupave të pajetë

Një palestinez i quajtur Muhammed al-Mensi, që prej fillimit të sulmeve izraelite ka filmuar gjithçka duke u munduar të dokumentojë dhunën në rripin e Gazës.

Gjatë fotografimit të trupave të pajetë ai ka gjetur edhe dy vëllezërit e tij pa shenja jete.

Muhammed në videon mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, ka thënë se po fotografonte trupat e pajetë të palestinezëve në spital, në mesin e të cilëve arriti t’i identifikojë edhe dy vëllezërit e ti, raporton Anadolu.

“Po fotografoja në spital të plagosurit dhe të vdekurit nga sulmet izraelite. Në një moment kam arritur t’i njoh dy vëllezërit”, ka thënë Al-Mensi.

Avionët izraelitë rifilluan sulmet ajrore në Gaza të shtunën herët dhe militantët e Hamasit u kundërpërgjigjën duke qëlluar me raketa në Izrael ndërsa përplasjet e tyre hynë në natën e pestë dhe diplomatët amerikanë dhe arabë kërkuan t’i jepej fund dhunës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion