Sulmi ajror i Izraelit, vriten tre djemtë e udhëheqësit të Hamasit

Bota

Sulmi ajror i Izraelit, vriten tre djemtë e udhëheqësit të

Tre djemtë e udhëheqësit të lartë të Hamasit, Ismail Haniyeh, janë vrarë në një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës.

Lajmi që u njoftua fillimisht nga mediat e Hamasit, u konfirmua më pas nga vetë Haniyeh i cili tha se vrasja e djemve të tij, nuk do të ketë ndikim tek kërkesat e grupit militant në negociatat për armëpushim.

Në një intervistë për televizionin Al Jazeera ai akuzoi Izraelin se po vepron në “frymën e hakmarrjes dhe vrasjes”.

Haniyeh foli menjëherë pasi djemtë e tij Hazem, Ameer dhe Mohammed Haniyeh u vranë bashkë me anëtarë të tjerë të familjes, kur një makinë me të cilën po udhëtonin u vu në shënjestër të forcave izraelite në kampin e refugjatëve Al-Shati të Gazës.

Mediat e Hamasit thanë se edhe dy nga nipërit e udhëheqësit të grupit u vranë në sulm dhe një i tretë u plagos.

Ismail Haniyeh, i cili tani jeton në mërgim në Katar, është me origjinë nga Shati. Ushtria izraelite nuk ka bërë koment për ngjarjen./VOA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion