Sulmi agresiv i Moskës ndaj godiunave qeveritare në Ukrainë, Trump paralajmëron Putinin: Do të përballesh me sanksione të reja!

Bota

Sulmi agresiv i Moskës ndaj godiunave qeveritare në Ukrainë,

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të dielën nga Shtëpia e Bardhë se është i gatshëm të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve kundër Rusisë, në kuadër të konfliktit në Ukrainë.

“Jemi të përgatitur për një raund të ri masash ndaj Rusisë, nëse situata në Ukrainë nuk ndryshon,” u shpreh Trump në deklaratën e tij, pa dhënë më shumë detaje mbi natyrën e sanksioneve të reja.

Ky paralajmërim vjen në një moment të tensionuar, sidomos ditën e sotme, kur mbi 800 dronë rusë goditën Ukrainën dhe kur diplomacia ndërkombëtare përpiqet të gjejë një rrugëdalje për konfliktin që vijon prej gati katër vitesh.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion