Karteli i drogës së shqiptarëve dhe kolumbianëve në Itali shkatërrohet, zbulohet roli i secilit (Emrat)

Bota

Karteli i drogës së shqiptarëve dhe kolumbianëve në

Shkatërrohet një grup droge në Itali, pas një operacioni të urdhëruar nga prokuroria e Katanias. Mediat italiane shkruajnë se në pranga kanë rënë 13 persona, 4 prej të cilëve janë shqiptarë. Ata akuzohen për trafik droge, pasi u kap 367 kg marijuanë e kokainë. Sipas autoriteteve kryesore, droga trafikohej nga Kolumbia e Shqipëria drejt Italisë.

Njoftimi zyrtar ka treguar se grupi i drogës ishte mes kolumbianëve dhe shqiptarëve, por drejtohej nga vëllezërit kolumbianë Ruben Dario Rodriguez Mondragon, Julio Cesar “Cheo” Rodriguez Hurtado, anëtarët Hillaris “Hillary” Caceres Palacios e Robert Andres “Solìto” Rodriguez Mina.

Grupi i dytë i trafikantëve shqiptarë drejtohej nga Viktor Dalipaj, Petraq “Pietro” Troka, e Adriano Spina, dhe ishte i organizuar në dy nën grupe. Nëngrupi i drejtuar nga Julian “Juli” Hoxhaj e Indrit “Endri” Karafili, të cilët trafikonin për interes të këtij organizimi kriminal, sasi droge nga Shqipëria drejt Sicilisë.

Ndërsa nëngrupi i dytë i grupit të trafikantëve shqiptarë drejtohej nga Sebastiano “Mishi” Lombardo, Salvatore Litteri e Gioeli Musumeci e që furnizoheshin me drogë nga grupi i shqiptarëve drejtuar nga Hoxhaj e Karafili.

Hetimet investigative të operacionit "Cocorito" kanë çuar në gjashtë operacione sekuestrimi droge baras me 365 kg marijaunë e hashash për llogari të këtij organizimi kriminal. Gjatë ekzekutimit të urdhër arrestimit janë sekuestruar dhe rreth 500 gramë marijaunë e është vënë nën arrest dhe Ivan Buritica Escobar, bashkëpunëtor i të arrestuarve Lombardo, Litteri E Musumeci.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion