Hamasi hakmerret pasi i vranë komandantin, lëshon dhjetëra raketa mbi Izraelin

Nuk ka vonuar kundërpërgjigjia e Hamasit, pasi Izraeli vrau ish-komandantë të saj, kur hodhën raketë në ndërtesën shumëkatëshe në Gaza. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se konflikti është vendosur edhe në rrugët e Izraelit, ku hebrenjtë dhe arabët izraelitë, po përleshen mes tyre. Sipas raportimeve, të paktën 67 njerëz në Gaza dhe 7 në Izrael kanë mbetur të vrarë.
Për mediat, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, ka thënë se do të angazhojë ushtrinë në ndihmë të policisë, për të ruajtur rendin në zona të trazuara nga dhuna. “Asgjë nuk mund të justifikojë një turmë arabe që sulmon hebrenjtë dhe asgjë nuk mund të justifikojë një turmë hebre që sulmon arabët”, është shprehur ai.
IDF tha se rreth 1,500 raketa ishin qëlluar nga Gaza në qytetet izraelite që nga koha që luftimet u përshkallëzuan në fillim të kësaj jave. Sipas autoriteteve shëndetësore, nga Hamasi në Gaza thotë se më shumë se 400 njerëz janë plagosur atje që nga fillimi i konfliktit, 67 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.


