Irani reagon ashpër ndaj Egjiptit dhe Jordanisë: Pse nuk kundërshtoni luftën e Izraelit

Lufta në Palestinë, shkaktuar nga Israel, ka revoltuar presidentin e Iranit, Hassan Rouhani. Gjatë një fjalimi në mbledhjen Këshillit të Ministrave në kryeqytetin Teheran duke folur mbi zhvillimet e fundit në Kudsin Lindor dhe Gazën pas sulmeve të Izraelit, ai kritikoi Egjiptin dhe Jordaninë.
“Pse vendet fqinje me Izraelin janë të heshtur. Vendet e mëdha si Egjipti dhe Jordania janë fqinj të Izraelit. Pse nuk flasin? Gjithashtu edhe vendet tjera në rajon pse nuk kundërshtojnë?”, pyeti Rouhani.
Më tej, ai tha se zyrtarët izraelitë nuk i besojnë fesë së profetit Hz. Musa. “Ju jeni mizorë sionistë dhe nuk keni një fe hyjnore. Irani është pothuajse i vetmi shtet që mbështet Palestinën. Detyra jonë është të mbështesim. Për palestinezët nuk ka rrugë tjetër përveç rezistencës dhe xhihadit”, tha presidenti Iranian.
Në fjalën e tij, ai tha se palestinezët që nga viti 1948 janë dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe se janë bërë refugjatë./AA


