Hakmarrje ndaj pronarit, restoranti sulmohet nga një mijë buburreca (VIDEO)

Bota

Hakmarrje ndaj pronarit, restoranti sulmohet nga një mijë buburreca

Një restorant në Taipei, Tajvan është “pushtuar” nga 1 mijë buburreca, një incident për të cilin policia mendon se ishte një akt hakmarrje i kryer nga një organizatë kriminale.Dy burra të veshur me të zeza hodhën mbi 1 mijë buburreca në restorant dhe u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Në momentin e ngjarjes, disa policë ndodheshin në restorant, megjithatë Komisioneri i Policisë së Taipei, Chen Jia-chang tha se incidenti ka të ngjarë të jetë një hakmarrje kundër pronarit, i cili dyshohet se i detyrohet para organizatës kriminale Bamboo Union.

Katër burra dhe një grua të dyshuar për sulmin, ndodhen tashmë në arrest. Pas incidentit, G House Taipei njoftoi se restoranti do të dezinfektohej i gjithi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion