Ezani këndohet 10 minuta para mbylljes së agjërimit, shkarkohet hoxha

Bota

Ezani këndohet 10 minuta para mbylljes së agjërimit, shkarkohet

Një ngatërresë në sistemin e xhamisë u prishi agjërimin banorëve të lagjes Çekmekoj në Stamboll.

Nga objekti i kultit ftesa për namaz e darkës u dëgjua 10 minuta para se të mbyllej agjërimi. Sapo kanë dëgjuar thirrjen e hoxhës, qytetarët kanë hapur iftarin.

Pas 2 minutash, nga mineratë kanë dëgjuar një tjetër thirrje që u kërkonte të mos e përfundonin agjërimin pasi kishte ndodhur një problem teknik në sistemin e regjisë.

Kjo situatë i ka habitur njerëzit të cilët duhet ta shlyejnë prishjen e agjërimit pas përfundimit të muajit të shenjtë.  Ky gabim i ka kushtuar vendin e punës hoxhës së xhamisë në Çekmekoj.

Kjo nuk është hera e parë që në Turqi ngatërrohet ora e ezanit. Edhe vitin e kaluar diçka e tillë ndodhi disa herë brenda muajit të ramazanit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion