Gruaja nuk pastronte shtëpinë dhe nuk dinte të gatuante, burri kërkon divorcin, por e pëson keq

Bota

Gruaja nuk pastronte shtëpinë dhe nuk dinte të gatuante, burri

Në Itali, një burrë kërkoi divorcin nga gruaja e tij, pasi kjo e fundit sipas tij, nuk bënte punë shtëpie dhe nuk dinte të gatuante. Po ashtu, sipas tij, kur gatunte, nuk e bënte me qejf. Në gjykatë, teksa kërkonte të divorcohej, ai u shpreh se gruaja e tij e mospërfillte familjen gjë që ai nuk e duronte më. Këtë kërkesë, një gjykatë në Foggia, e ka hedhur poshtë, duke theksuar se akuzat nuk kanë prova.

“Nuk mund të pranohet një situatë ku një prej dy bashkëshortëve të jetë i detyruar të kryej vetëm punë shtëpiake, për të cilët duhet të ndihmojnë të gjithë, edhe vetë fëmijët.

Me martesën, bashkëshortët kanë të njëjta të drejta dhe detyrime. Të dy duhet të japin kontributin e tyre sipas mundësive të secilit”, thuhet në zbardhjen e vendimit të gjykatës në Foggia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion