Lediana i kërkon falje publikut dhe i jep një premtim (Foto)

Lediana duket se po reagon, lidhur me situatën e krijuar në “Për’puthen”, marrëdhënien me Mevlanin dhe për të drejtën e publikut për të treguar se çfarë po ndodh. Në bashkëbisedimin me ndjekësit në Instagram, Lediana ka marrë një mesazh, lidhur me këtë situatë.
“Pse nuk prononcohesh në program çka ndodh me ty? Detyrim moral ndaj vetes, atij djali dhe neve publikut”, shkruan ndjekësi.

“Ke shumë të drejtë. Së shpejti do ta jap sqarimin tim. Faleminderit për çdo sms që më keni shkruar”, përgjigjet Lediana.
Si duket shumë shpejt do marrin përgjigje fansat e çiftit. Kujtojmë më herët se Mevlani ka hequr nga bio në Instagram faqen e “Përputhen” duke nxjerrë dyshime se edhe ai ka dalë nga emisioni.


