Trupi i Navalnyt i dorëzohet nënës pasi gruaja e opozitarit akuzoi publikisht Putinin

Bota

Trupi i Navalnyt i dorëzohet nënës pasi gruaja e opozitarit

Trupi i liderit opozitar rus, AlexeiNavalny – i cili vdiq papritmas dhe befas në burg javën e kaluar – i është dorëzuar nënës së tij, njoftoi të shtunën zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh.

Yarmysh tha se nuk e di nëse autoritetet ruse do të lejojnë mbajtjen e varrimit të tij “në mënyrën se si familja dëshiron dhe në mënyrën se si Alexei e meriton”.

Gruaja e Navalnyt sulmon Putinin: Po mban peng trupin e tim shoqi, njeri pa besim!

Trupi i Navalnyt i dorëzohet nënës pasi gruaja e opozitarit

Yulia Navalnaya deklaroi serish se do të vazhdojë luftën e të shoqit kundër një regjimi të korruptuar, siç e quante ai, e ka nisur rezistencën e saj.

Bashkëshortja e kryeopozitarit rus, të shuar në mënyrë të mistershme në një burg të rrethit Arktik ku mbahej në kushte cnjerëzore, e akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për mosdorëzimin e turpit të tij, të cilin familjarët e kërkojnë me ngulm.

“Kanë kaluar nëntë ditë që kur Putini vrau tim shoq.. Por me sa duket vrasja nuk ishte e mjaftueshme: Tani ai i ka marrë peng trupin, ndërsa nënën e tij e poshtëron duke e detyruar të pranojë një varrim të fshete e të heshtur”, tha ajo.

Ajo e vazhdoi edhe më tej sulmin e drejtpërdrejtë ndaj liderit rus.

“Putinit i pëlqen të shfaqet si një i krishterë i devotshëm. Ne e dinim që besimi i tij ishte i rremë, por tani po e shohim këtë më qartë se kurrë.

Besimi nuk është të puthësh një ikonë. Besimi është mirësi, mëshirë dhe shpëtim. Asnjë i krishterë nuk do ta bënte kurrë atë që ai po bën me trupin e Alexeit”, shtoi ajo.

Ish-zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh, pohoi më herët se zyrtarët nga Komiteti Hetues i Rusisë i dhanë një ultimatum nënës së tij që ajo të pajtohej për varrimin e tij të menhëhershëm pa një ceremoni publike, ose ata do ta varrosnin në hapësirën e burgut në Arktik ku ai vdiq mbi një javë më parë.

Nëse nëna e Navalnyt nuk do të pajtohej brenda tri orësh, tha zëdhënësja, zyrtarët kishin insistuar se do ta varrosnin ata në burgun e njohur si “Ujku i Arktikut”. Lyudmila Navalnaya, refuzoi të negocionte me Komitetin Hetues, duke thënë se ky institucion nuk është i autorizuar që të vendosë se ku dhe si djali i saj do të varroset./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion