Gjyshja zbulon se është “rrëmbyer” 52 herë nga alienët, imazhet me shenjat që i kanë lënë në trup

Bota

Gjyshja zbulon se është “rrëmbyer” 52 herë nga

Gjyshja e dy fëmijëve pretendon se është rrëmbyer nga alienët më shumë se 52 herë në jetën e saj.

Paula është 50 vjeçe, jeton në Bradford të Anglisë dhe thotë se ka shenja për të provuar aventurën e saj me alienët. Sipas saj, takimi i parë me UFO-t ishte në moshën 6 vjeçare.

Gjyshja, e cila nuk ka folur më parë për këto takime, ka bërë publike imazhet e trupit të saj me shenjat e shkaktuara nga alienët, shkruan Mail Online.

Paula ka pohuar se miliona njerëz kanë pasur takime të ngjashme, duke zbuluar: “Ka pasur disa reagime dhe njerëzit më quajnë “të çmendur”, gjë që nuk është aspak e mirë, por unë gjithashtu mund ta kuptoj plotësisht pse njerëzit e kanë të vështirë ta besojnë sepse nuk kanë hasur kurrë në incidente të tilla.

Unë kam përjetuar 52 incidente të tilla. Edhe unë e kam të vështirë ta besoj këtë gjë, prandaj nuk habitem kur të tjerët nuk kanë besim tek ajo që them.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion