Humbën jetën tre anëtarë të familjes nga Kosova, ja si t’i dalloni kërpudhat helmuese

Aktualitet

Humbën jetën tre anëtarë të familjes nga Kosova, ja si

Edmond Panariti, ish ministri i Bujqësisë, nisur nga ngjarja tragjike e anëtarëve të një familje nga Kosova që humbën jetën në Shqipëri, pasi konsumuan kërpudha, shprehet se është pothuajse e pamundur që të dallosh llojet normale të kërpudhave nga ato helmuese.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai bën të ditur se te ne, në shumë pyje rritet kërpudha helmuese "Kësula e Vdekjes”, e cila përmban lëndën toksike amatoksinë e cila i reziston dhe nuk shkatërrohet nga gatimi.

Ai thotë se këto kërpudha shkaktojnë vdekje të menjëhershme sapo të konsumohen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej, Panariti, shton se e vetmja mënyrë për të zbuluar lëndën helmuese në kërpudha, është me anë të provës Ëieland, pra pikimi i një sasie acidi klorhidrik të përqëndruar në tulin e kërpudhës, e cila nëse përmban helm merr ngjyrë blu në të gjelbër.

Postimi i plotë:

Trishtim për humbjen e jetës nga helmimi i dyshuar nga konsumi i kërpudhave i familjes Kosovare, nga Gjilani.

Toksikologjia analitike ligjore duhet të thotë fjalën e fundit.

Megjithatë, është thuajse e pamundur të dallosh me sy të lirë llojet normale nga ato helmuese të kërpudhave.

Humbën jetën tre anëtarë të familjes nga Kosova, ja si

Dy këpurdhat e para në foto janë shumë helmuese ndërsa e treta aspak. Por dallimi me sy të lirë është shumë i vështirë.

Kur them shumë helmuese, do të thotë se mjafton gjysëm këpurdhe për të shkaktuar vdekjen pas ngrënies.

Te ne, kudo në pyje dhe terrene me hije dhe me lagështi, rritet këpurdha helmuese "Kësula e Vdekjes"..

 Kjo këpurdhë përmban lëndën toksike amatoksinë e cila i reziston dhe nuk shkatërrohet nga gatimi, zjerja, pjekja, skuqja.

Prandaj pas konsumit helmimi me të është i sigurtë.

E vetmja mënyrë për të zbuluar lëndën helmuese në kërprdha, eshtë me anë të provës Ëieland, pra pikimi i një sasie acidi klorhidrik të përqëndruar në tulin e këpurdhës, e cila nëse përmban helm merr ngjyrë blu në të gjelbër.

Për fat të keq, nuk njihet ndonjë antihelm (antidot) specifik ndaj këtij helmi.

Por mënyra më e mirë e trajtimit pas helmimit është ajo me karbon aktiv nga goja, provokimi i të vjellave dhe pastrim sa më i shpejtë i zorrëve me klizëm, në mënyrë që të reduktohet sa më parë dhe sa më shumë sasia e helmit..

Edhe trajtimi me atropine ndihmon..

 

ME TE LEXUARAT