"Do jem Tani gjithmonë...", vdekja e Artan Lames, reagojnë gruaja dhe nëna e tij

Aktualitet

"Do jem Tani gjithmonë...", vdekja e Artan Lames, reagojnë

Familja njoftoi diten e sotme ndarjen nga jeta te Artan Lames, ish drejtor i Kadastres, ish nenkryetar i Bashkise se Tiranes dhe personalitet i njohur ne jeten e vendit ne Shqiperi. 

Lajmin e trishtë e konfirmoi bashkëshortja Mirela dhe e ëma e tij.

“Unë jam Tani dhe do jem përgjithmonë! Të dua përjetësisht zemërbardhi im”, shkroi Mirela Lame në Facebook.

Mamaja e tij, tha se ky moment i mallkuar që erdhi i shuajti atë shpresë që iu ngjall dje.

“Shpresoja sepse më premtoi që do kthehej. “Nuk e kam mendjen te e nesërmja (që do operohej) jam mirë, jam i qetë, por po përqendrohem te Muzeu.”

Edhe nga gjumi ta zgjoje për Muzeun fliste. Kur Tanin të ma sjellin këtu do t’ju bëjmë të ditur procedurat e mëtejshme”, shkroi Diana Lame në Facebook.

Trupi i pajetë i Lames pritet të mbërrijë të shtunën në Shqipëri. Arkmorti do të niset sot nga Gjermania në rrugë tokësore.

Artan Lame u raportua se ndërroi jetë që dje, por gazetari Blendi Fevziu, sqaroi se në fakt ai ishte ende në jetë, por në koma cerebrale.

“Operacioni nuk ka arritur ta zgjojë më, pra ai është në koma cerebrale, por është ende në jetë. Mjekët thonë që mundësia që ai të jetojë është thuajse…, pra është e vështirë”, u shpreh Fevziu nga studioja e emisionit, ku Lame ishte shpesh i ftuar. 

ME TE LEXUARAT