Gjermania shtrëngon masat anti-Covid: Vaksinim i detyrueshëm për punonjësit shëndetësorë

Bota

Gjermania shtrëngon masat anti-Covid: Vaksinim i detyrueshëm për

Ligjvënësit gjermanë miratuan sot një projektligj, duke bërë të detyrueshëm vaksinën anti-Covid për punonjësit shëndetësorë. Ky është hapi i parë drejt vaksinimit të detyrueshëm për të gjithë popullatën, shkruan euronews

Projektligji, i cili synon të mbrojë grupet veçanërisht më të rrezikuara, u miratua me 571 vota pro dhe 80 kundër. Tani e tutje, të gjithë ata që punojnë në spitale, azile duhet të vaksinohen kundër Covid-19. Masa ka të bëjë edhe me stafin e institucioneve që kujdesen për  personat me aftësi të kufizuara, apo qendrat e shërbimit social, raporton abcnews.al

Projektligji thekson se punonjësit shëndetësisë kanë një “përgjegjësi të veçantë” sepse janë “në kontakt të ngushtë dhe intensiv me grupe njerëzish që janë më të rrezikuar.” Këta punonjës do të kenë afat deri më 15 mars 2022 për tu vaksinuar në të kundërt do të pushohen nga puna.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Megjithatë deri më tani, 90% e punonjësve shëndetësorë janë të vaksinuar, në krahasim me 69.3% të popullatës së përgjithshme.

ME TE LEXUARAT