Dhimbje dhe lot në Durrës, një nga viktimat dhe i plagosuri kushërinj të parë, po luanin pranë shtëpisë

Aktualitet

Dhimbje dhe lot në Durrës, një nga viktimat dhe i plagosuri

Durrësi është tronditur sot nga një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e dy fëmijëve dhe plagosjen rëndë të në tjetri, të gjithë 10-vjeç.

Fëmijët kanë qenë duke luajtur në trotuar, pranë shtëpive të tyre në lagjen 15 të qytetit, kur Nikoll Radaçi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe i ka marrë para.

Dy prej fëmijëve kanë humbur jetën në vend, ndërsa i treti është transportuar drejt Traumës, në gjendje të rëndë.

Nga mediat mësohet se një nga viktimat dhe i plagosuri janë kushërinj të parë.

Ndërsa fëmija tjetër që ka humbur jetën, mësohet se jetonte me të afërm, pasi prindërit i ka në Itali, pasi babai i tij po kurohej prej një sëmundjeje.

Në vendin e ngjarjes kanë qenë katër fëmijë, por për fat të mirë, njëri prej tyre ka arritur që të shmanget dhe nuk është përplasur nga automjeti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion