Gjermania gati të ndërmjetësojë në Lindjen e Mesme, kritikon Hamasin dhe mbështet Izraelin

Bota

Gjermania gati të ndërmjetësojë në Lindjen e Mesme,

Lufta e përgjakshme Izrael- Palestinë prej javësh ka revoltuar një sërë shtetesh, ku fuqitë e mëdha botërore mbështesin Izraelin duke kritikuar Hamasin për dhunën që po përdor. Ka qenë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i cili në Bundestag, dënoi Hamasit dhe i dha të drejtë Izraelit të vetëmbrohet.

Maas më tej tha se do shkojë në Izrael. Plani im është që të shkoj në Izrael dhe të zhvilloj bisedime në Jeruzalem dhe në Ramallah. Hamasme vetëdije e ka nxitur përshkallëzimin me pasoja të tmerrshme, që prekin Izraelin dhe palestinezët e në radhë të parë njerëzit në Rripin e Gazës. Izraeli ka të drejtë dhe detyrim, të mbrojë popullsinë e vet", tha Maas në Berlin.

“Sa më pak realiste kjo zgjidhje, aq më i madh rreziku, që aktorët radikalë si Hamasi të forcohen. Kjo është ajo çfarë po përjetojmë aktualisht. Kur flasim për çtensionimin, natyrisht tematizojmë edhe ndërtimet e vendbanimeve izraelite në territoret e pushtuara dhe planifikimin për zhvendosjen e shtëpive të palestinezëve në Jeruzalemin Lindor. Predikues antisemitë të urrejtjes, urrejtjenxitës dhe njerëz të dhunshëm duhet të përballen me të gjithë forcën e shtetit ligjor gjerman, dhe nuk ka rëndësi nëse ata jetojnë prej kohësh këtu apo kanër ardhur në vitet e fundit”, tha Maas më tej.

ME TE LEXUARAT