Gjermania e frikësuar, 40% e të infektuarve të prekur nga varianti britanik

Kreu i agjencisë së shëndetit publik në Gjermani, Dr Lothar Wieler tha se janë shtuar ndjeshëm rastet me Covid-19 dhe shkak janë bërë rastet e reja të koronavirusit. Gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme, Ëieler tha se varianti britanik është zbuluar në 40% të rasteve të reja në Gjermani, ndërsa një muaj më parë me këtë rast ishin vetëm 6% të infektuarve.
Ëieler paralajmëroi gjithashtu se numri i viktimave dhe se niveli i incidencës së virusit në vend po rritet përsëri. Gjermania raportoi 10,580 raste të reja me koronavirus të premten, një rritje prej 583 rastesh krahasuar me të njëjtën ditë të javës së kaluar.
Nga fillimi i pandemisë 2,482,552 janë infektuar me Covid-19. Brenda 24 orëve, 394 viktima janë shënuar, me një rënie prej 130 krahasuar me të premten e mëparshme.

